Posts

Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Image
Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët! Periudha 476-1000 p.e.s. është ndër periudhat më të keqtrajtuara të historisë. Kjo periudhë e njohur si Mesjeta e Hershme, referohet ende si Epoka e Errët. Në fakt termi “Epoka e Errët” është thuajse po aq i vjetër sa vetë periudha. Ai është përdorur në vitin 1330 nga Petrarka, shkrimtar italian, për t’iu referuar Perëndimit të letërsisë latine. Ky term u përdor nga reformatorët protestantë (shekulli XVI) dhe më vonë nga iluministët (shekulli XVIII), si një term degradues në kuptim shumë më të gjerë, pasi ata e shihnin “iluminizmin” e tyre si një mungesë të prodhuar nga periudha e mëparshme. Për fat të mirë, për studentët modernë të historisë, termi zyrtar i përdorur është Mesjeta e Hershme, një term që nuk mbart konotacione. Për këtë periudhë mund të lexoni 10 arsye se pse “Epoka e Errët” nuk ka qenë aq e errët, por me progres dhe dritë. 1. Lindin universitetet Arsimi klasik (i përdorur ende në d...

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1915, 1925, 1935… 2015! (Foto/Video)

Image
Shqiptarët nëpër dekada-1915-1925-1935-2015 Në çdo festë të Vitit të Ri, është si traditë të bëhet një përmbledhje e ngjarjeve që kanë shënuar vitin që po lëmë pas. Derisa në përmbledhjen e vitit të kaluar - për shqiptarët nëpër dekada - u tha se çdo vit që përfundon me numrin katër ishte i keq po jo sikur ai që vjen me numrin pesë, atëherë viti 2016 mbase do të jetë shpresëdhënës! Më keq s’bëhet, apo jo?! E, se në çfarë momentesh kanë kaluar shqiptarët në vitet që kanë mbaruar me pesë, në 100 vitet e fundit, këtë mund ta lexoni në shkrimin e mëposhtëm të Telegrafit. 1915: SHQIPTARËT – TË PUSHTUAR E PIKË E PESË ME NJËRI-TJETRIN, SHQIPONJËN E QUAJNË SORRË, E MADJE SYNOJNË TA ZHBËJNË EDHE SHQIPËRINË E CUNGUAR… Bota është në flakë, në një luftë masive që kurrë njerëzimi më parë nuk e kishte përjetuar. Pasi serbi Gavrilo Princip më 28 qershor 1914 vrau në Sarajevë trashëgimtarin e fronit perandorak austro-hungarez, Franz Ferdinand, nisi ajo që njihet Lufta e Parë Botërore. Princip i...